Genc Nuza bëhet “hit” në mediet botërore, kjo është arsyeja

Futboll 17 Qershor 2019 15:30

Gjyqtari i mirënjohur kosovar, Genc Nuza është bërë hit në mediet botërore me veprimin e tij në ndeshjen e “Yjeve”, shkruan Insporti.com.

Ndeshja e “Yjeve” u zhvillua ndërmjet ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës, të cilët në ekipet e tyre kishin yje si Shefki Kuqi, Mërgim Mavraj, Ermir Lenjani dhe Visar Bekaj.

Ndeshja përfundoi me rezultat baras 4:4. Ndeshja ishte shumë interesante, ku përpos golave kishte edhe momente  interesante.

 

Për një të tillë u përkujdes gjyqtari i takimit, Nuza i cili është gjyqtari më mirë në futbollin kosovar, madje ai mban edhe stemën e FIFA-s.

Gjatë një dueli në mes Milot Rashicës dhe Muharem Sahitit, intervenoi Nuza ku u mendua që do ta ndëshkojë me kartonë Sahitin por gjesti i tij ishte epik, në vend kartonit nxori palomën duke fshirë djerstë.

Ky veprim i tij bëri që gjithë stadiumi të shpërthente në duartrokitje.

Këtë veprim e tij e ka publikuar faqja famshme në Facebook “433” me mbishkrimin “Si një boss”, transmeton Insporti.com.

Like a boss 😎 Artmotion

Gepostet von 433 am Montag, 17. Juni 2019

 

Një veprim të tillë e kishte bërë edhe i ndjeri Shinasi Berisha, i cili ishte gjyqtari i parë nga Kosova që kishte stemën e FIFA-s. /Insporti.com/

 

 

-->