Gentina Canolli 13-vjeçarja që po i sfidon edhe meshkujt në futbollin zviceran

Uncategorized 01 Nëntor 2019 18:39

Kosovarët në arenën kosovare çdo ditë janë duke shënuar sukses, si në fushën artit ashtu edhe të sportit. Së fundi një sukses të tillë është duke e shënuar 13-vjeçarja, Gentina Canolli e cila luan futboll për ekipin zviceran në “Thurgau”.

Gazeta zvicerane, “Tagblatt”,  ka shkruar për pasionin që ka për futbollin Gentina Canolli e cila dëshiron të bëhet një futbolliste profesioniste.

“Gentina Canolli është 13-vjeçare dhe dëshiron të bëhet një futbolliste profesioniste, për t’ia arritur këtij qëllimi ajo stërvitet në shkollën e sportit “Burglen” të Zvicrës në ekipin e djemve sepse siç thotë ajo: “Vajzat më mirë luajnë me shokët meshkuj”, shkruan “Tagblatt”.

Silvia Heeb, trajnerja e skuadrës së Canollit, e cila ka luajtur me vite futboll ka treguar për fillimet e karierës së saj.

Heeb thotë se “Në ditët e mia, futbolli i grave vetëm sa kishte filluar. Unë isha e lumtur vetëm se u lejova të luaja futboll, tani dëshirojë të sigurohem që gratë dhe vajzat të mbështetën në të njëjtën mënyrë si djemtë dhe burrat”

50-vjeçarja, Silvia Heeb, ka qenë përgjegjëse për promovimin e lojtarëve që nga viti i kaluar në bordin e Shoqatës së Futbollit në Thurgau. Ajo është nënë e tre fëmijëve që gjithashtu luajnë futboll, po ashtu edhe burri i saj është një entuziast i futbollit dhe tifoz i një ekipi.

Sidoqoftë, Gentina Canolli tregon përvojën e saj në futbollin e grave ku ende është një rrugë e gjatë dhe e guximshme për ta bërë thotë ajo.

“Nëna ime nuk ka qenë e emocionuar që doja të luaja futboll, nuk ishte sport i duhur për vajzat”, thotë Canolli për gazetën zvicerane “Tagblatt”.

Gentina, filloi karrierën e saj në “FC Amrisëill”, një ekip i vajzave. Ajo ishte stërvitur shpejt dhe kishte hyrë në ekipin e të rinjve.

“Kur nëna ime kuptoi se unë jam më e mirë, e pranoi vendimin tim për të vazhduar të luaj futboll”, thotë Canolli.

Trajneria e Canollit, Silvia Heeb, thotë se vajzat luajnë futboll në një mënyrë tjetër dhe ka disa arsyeja pse futbolli i grave nuk gëzon të njëjtin respekt si ai i burrave.

“Trainerët nuk janë mësuar të klasifikojnë performancën e një vajze siç duhet”, thuhet Heeb.

Tutje trajneria, Heeb shpjegon edhe ndërtimin e muskujve tek vajzat dhe gratë. Ajo thotë se “një trup femëror muskulor është i bukur. Mirëpo që trupi i tyre shpesh është shqetësues për futbollistet femra. Heeb thotë se shpesh vëren se vajzar bëhen të pasigurta kur iu afrohet dikush.

Mirëpo ky nuk është problem për Gentinën.

“Në fushë, nuk më shqetëson kur djemtë më afrohen në lojë”, thotë Gentina Canolli. Sidoqoftë, e reja kosovare ende nuk ka menduar për ndryshimin e trupit të saj. Ajo thotë se “në fushë, nuk jam trajtuar ndryshe nga shokët e mi të skuadrës”.

Gentina Canolli kalon shumë nga koha e saj duke luajtur futboll.

“Zgjohem në ora 6:30 dhe stërvitjet përfundojë në 8:30 të mbrëmjes”, thotë ajo. Andaj nuk më mbetet edhe shumë kohë për hobi të tjerë. Por nëse ka kohë, Canolli thotë se i pëlqen të luajë piano, të vizatojë ose të shkojë në shëtitje.

“Të gjitha vajzat që harxhojnë kaq shumë përpjekje për hobi të tyre, kanë një ëndërr të luajnë një ditë jashtë vendit”, thotë Silvia Heeb. Sepse perspektiva e një karriere në Zvicër është e ulët dhe të jesh në gjendje të jetosh prej saj nuk është aspak e mundur. “Në Zvicër, të gjitha femrat futbolliste kanë një punë të rregullt,” thotë Heeb.

E Gentina thotë se më shpesh shikon futboll të femrave ndërsa i preferuari i saj është Lionel Messi.

-->