Gentrit Begolli në bisedime me klubin nga kryeqyteti

Futboll 03 Korrik 2019 10:57

Gentrit Begolli ditë më parë deklaroi se epoka e tij si futbollist i KF Llapit ka përfunduar, shkruan Insporti.com.

Begolli përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” njoftoi se nuk ka vazhduar kontratën me skuadrën llapjane dhe se është futbollist i lirë.

Gentrit Begolli

 

Ish sulmuesi i KF Prishtinës për Insportin ka deklaruar se është në bisedime me klubin e Flamurtarit.

“Jam në bisedime me Flamurtarin e Prishtinës. Në ditët në vijim e ardhmja e ime do të bëhet e ditur”, ka thënë Begolli.

Sulmuesi 27 vjeçar për Insportin ka treguar edhe arsyen e largimit nga “Legjendat”.

“Arsyeja e largimit nga Llapi ka qenë pasi kam e kam vlerësuar se më duhet një aventurë e re në karrierën time. Ishte kënaqësi të isha pjesë e Llapit dhe i uroj suksese në vazhdim”, ka përfunduar ai.

 

Begolli në sezonin që shkoi është paraqitur në vetëm tetë ndeshje për shkak të një lëndimi rëndë që kishte pësuar.

Ndryshe, Begolli në Llap ishte transferuar në vitin 2017 nga Prishtina, skuadër me të cilën ka filluar karrierën. /Insporti.com/

-->