Georgina e Ronaldos mahnit me format e saj (FOTO)

Futboll 13 Gusht 2019 21:46

Të jesh partnerja e Cristiano Ronaldos të jep shumë avantazhe në jetë, sidomos në biznes. Firma e njohur e veshjeve intime, Yamamay ka përzgjedhur modelen argjentinase për të reklamuar linjën e re.

Georgina duket sikur fluturon në foton e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, një pozë që tregon të gjithë sensualitetin e saj dhe një fizik për t’u pasur zili. Pëlqimet dhe komentet pozitive kanë vërshuar lumë, e si mund të ndodhte ndryshe kur fansat e saj kanë arritur shifrën 12.5 milionë.