Georgina në jaht me Ronaldon, mahnit me dukjen nga pushimet

Futboll 24 Qershor 2019 22:11

Cristiano Ronaldo po kënaqet me pushimin verore bashkë me të dashurën Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tij.

Pasi u relaksua në Greqi për disa ditë, dhe u raportua se u ka lënë bakshish 20,000 euro punëtorëve të hotelit në Greqi, aty ku po pushonte me familjen e tij, për shkak se asnjë fotografi nuk doli nëpër media gjatë qëndrimit të tij – CR7 tani është në pushime në Francë në St Tropez.

Ndryshe nga Greqia, paparacit nuk janë duke e lënë rehat dhe kanë nxjerrë fotografi të shumta gjatë ditës së djeshme teksa Ronaldo po relaksohej me të dashurën dhe fëmijët në një jaht fantastik.

Natyrisht, ajo që ra në sy ishte Georgina, e dashura e Ronaldos, me linjat e sajt perfekte trupore çka edhe paparacit kanë bërë shumë foto.

Ronaldo po pushon me të dashurën dhe katër fëmijët: Cristiano Ronaldo Junir, 9 vjeç, binjakët Eva Maria dhe Mateo, 2 vjeç dhe vogëlushen Alana, 1 vjeç.