Georgina “tërbon” sallën duke kërcyer, Ronaldo mbeti me gojë hapur

Futboll 07 Shkurt 2020 15:15

Georgina Rodriguez ishte prezantuese e Sanremo mbrëmjen e së enjtes.

Dhe e dashura e Cristiano Ronaldos i befasoi të gjithë me një tango në skenë.

Të gjithë e shijuan momentin, por ai që duket mbeti me gojë hapur ishte ylli i futbollit.

Padyshim që CR7 tregoi se është një adhurues i flaktë i të dashurës së tij, pasi gjatë gjithë momentit të kërcimit sytë e tij shkëlqenin ndërsa e shihte Georginan dhe e duartrokiste.

Ronaldo shijoi gjithë spektaklin e dhuruar nga bukuroshja zeshkane nga vendi i tij në rreshtin e parë.

Ajo pas mbarimit të vallëzimit tha se kjo ishte tango e saj e parë dhe se ishte pikërisht Ronaldo që e mësoi të kërcente.

“Është hera e parë që kërcej një tango në Sanremo. Ronaldo më ka ndihmuar, më ka mbështetur, është ai që më mësoi shumë në shtëpi,”– u shpreh ajo.

Cristiano Ronaldo adhurues i flaktë i Georgina Rodriguez. Ajo e josh me tango, futbollisti nuk ia heq sytë on Vidnews.

-->