Georgina zihet me vazjën, shkak një çantë (VIDEO)

Futboll 23 Janar 2020 21:35

Georgina Rodríguez ka përdorur rrjetet sociale për të ndarë një video argëtuese, në të cilën vajza e saj, Alana Martina, shfaqet e zemëruar me të, sepse do çantën “Chanel”, të cilën e ka në duar. “Alana, kjo është për mua. Është e imja, ju merrni një tjetër. Shiko Eva, ka marrë një tjetër”, – dëgjohet modelja dhe partnerja e Cristiano Ronaldos duke thënë në këtë video. “Jo, është e imja”, thotë vogëlushja, ndërsa tërheq çantën me kokëfortësi.

“Edhe kësaj i pëlqen një ‘Chanel’. Së shpejti do të fillojë ta kërkojë”,  ka shkruar Georgina krahas videos që ka postuar në “Instagram Stories”. Gjatë ditës së djeshme, Georgina u rishfaq në rrjetet sociale, pas më shumë se dy javësh mungesë.

“Mirëmëngjesi të dashur! Gripi kaloi, tani i kthehem punës”, shkroi ajo në Instagram.

-->