“Gerrardi do të bëhet trajner i Liverpoolit”

Futboll 27 Gusht 2019 09:39

Ish-portieri i Liverpoolit, Jerzy Dudek, ka treguar se kush mund ta pasojë Jurgen Kloppin si trajner i Liverpoolit.

Klopp, që ditë më parë ka paralajmëruar tërheqjen nga futbolli, ka bërë punë të jashtëzakonshme te të kuqtë, duke i kthyer në pretendentë për titull dhe duke e fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti

Ish-portieri i gjigantit anglez, Jerzy Dudek, që ishte heroi i finales së vitit 2005 në Ligën e Kampionëve, ka thënë se Kloppin një ditë do të mund ta pasojë legjenda e klubit, Steven Gerrard.

Ai tha se në kohën kur ai ishte në Liverpool kohëve të fundit, askush nuk e mbante sekret faktin se ish-kapiteni është kandidati i vetëm për ta zëvendësuar gjermanin.

“Kur isha në Liverpool së fundmi, askush nuk e mbajti sekret faktin se Steven është kandidati kryesor dhe i vetëm për ta pasuar gjermanin”, tha Dudek.

“Të gjithë e dinë se herët apo vonë, kapiteni i madh do të rikthehet”, pohoi 46-vjeçari.

Gerrardi aktualisht është trajner në Skoci, te Glasgow Rangersi. /Insporti.com/