Gerti Shima ka një kërkesë për Edi Ramën

Basketboll 19 Korrik 2019 23:16

Basketbollisti Gerti Shima, ishte i ftuar në programin e mëngjesit në televizionin “Top Channel”, teksa në një bashkëbisedim me moderatorin Isli Islami, duke folur për problemet e sportit të basketbollit në Shqipëri, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, të shembë Pallatin e Sportit për të ndërtuar një të ri.

“Ndeshjen e parë me ekipin kombëtar, e luajmë në 3 gusht, o në Tiranë o në Durrës, akoma nuk është vendosur. Kemi probleme edhe me sallat. Po lexoja titujt e gazetave, kryeministria kush merret me ato shembjet, të vijë ta shembë Pallatin e Sportit të bëjë një të ri”, ka thënë Shima.

“Do dalim neve ta ndihmojmë. Niveli i Kombëtares nuk është i cilësisë shumë të mirë. Kjo vjen edhe për shkak të kampionatit. Lë shumë pak vend për lojtarët shqiptarë”, u shpreh kapiteni i Kombëtares së basketbollit.