Gëzohen tifozët e Arsenalit, Mustafi po shkon drejt kësaj skuadre

Futboll 20 Gusht 2019 15:04

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi është afër transferimit te Roma.

“Topçinjtë” nuk janë të kënaqur me shërbimet e lojtarit dhe po shpresojnë ta shesin para se të mbyllet afati kalimtar.

Shqiptari që luan për kombëtaren e Gjermanisë është i gatshëm për të provuar një sfidë të re.

Roma do të huazojë lojtarin, ndërsa verën e ardhshme mund ta blejnë për 23 milionë euro.

Kohët e fundit Mustafi ka qenë në qendër të kritikave nga tifozët e Arsenalit, të cilët vazhdimisht e kanë cilësuar si mbrojtësin më të dobët në skuadër.