Giresse: Dera e Përfaqësueses nuk është e mbyllur për askënd – do të mirren parasysh edhe futbollistët e rinj

Futboll 23 Shkurt 2022 13:49

Përmes një konference për media, sot Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se Alain Giresse do të jetë trajneri i ri i Kosovës.

Por, me ardhjen e trajnerit të ri, a do ftohen lojtarët që janë larguar përkohësisht nga Përfaqësuesja e Kosoves dhe a do të ftohen lojtarë të rinj?

Në konferencën për media, Giresse tha se dera e Përfaqësueses së Kosovës është e hapur për të gjithë, duke potencuar se do t’i ketë paraysh edhe lojtarët e rinj.

“Dera nuk është e mbyllur për askënd, mandej do të jetë zgjedhja e përzgjedhsit për përbërjen e ekipit. Duhet t’i kemi parasysh edhe lojtarët e rinj. Duhet ta kemi afërsinë me lojtarët e rinj.

“Nëse ndonjë sektor ku ka shumë lojtarë, duhet të bëjmë zgjedhje. Çdo lojtarë i Kosovës mundet me u përzgjedhë” – tha Giresse, transmeton Insporti.

Kujtojmë se, në prill të viti 2021, futbollisti kosovar Lart Paqarada bëri të ditur se përkohësisht është larguar nga Përfaqësuesja e Kosovës, kjo deri kur në krye të Kosovës nuk do të jetë Challandes. Tekniku zviceran e ka kishte ftuar Paqaradën disa herë për ndeshjet e Kosovës, por nuk e kishte aktivizuar, gjë që e ka zemëruar lojtarin.

69-vjeçari ka nënshkruar me Kosovën deri në nëntor të vitit 2023.

Ndryshe, dy sfidat e para për Giressen në krye të Kosovës do të jenë miqësoret e muajit mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Fasos.

/Insporti.com

-->