Giroud flet pas ndeshjes – Këto dy klube më kanë ndryshuar jetën, Arsenalit i kam borxh tërë jetën

Futboll 29 Maj 2019 23:47

Për Olivier Giroud kjo ishte një ndeshje e veçantë ndaj ish-ekipit.

Giroud është shprehur i lumtur për këtë triumf të Chelsea, pasi sipas tij kjo skuadër e ka merituar një trofe.

“Ishte një pjesë e parë interesante, por nuk kishte gola. Ishte një finale e bukur dhe ne ishim më mirë, më efecientë në pjesën e dytë. Jam shumë krenar, ky ekip meritonte të fitonte diçka. Ishte e veçantë për mua, jam i lumtur për klubin. Është trofeu im i dytë në dy vite”, ka thënë Giroud për BT Sport, transmeton Insporti.com

Tutje, ai ka shtuar se këto dy klube ia kanë ndryshuar jetën.

“Këto dy klube më kanë ndryshuar jetën dhe më kanë dhënë mundësinë të luaj në Premier League. Nuk doja të festoja kundër Arsenal, por jam shumë krenar për këtë triumf. Kur më jep shansin, unë do të futem dhe do të jap më të mirën time. Ishte objektivi ynë i dytë të fitonim Europa League pasi e mbyllëm mes katër më të mirëve në kampionat”, përfundoi sulmuesi francez.

Giroud shënoi golin e parë në ndeshje por nuk festoi në shenjë respekti për ish klubin e tij, Arsenal. Ai po ashtu dhuroi një asist për belgun Eden Hazard. /Insporti.com/