Giroud i zhgënjyer me largimin nga Arsenal

Futboll 04 Shkurt 2018 13:41

Sulmuesi francez Olivier Giroud u shpreh se është trishtuar për largimin e tij nga Arsenal, por tha se lëvizja e tij drejt Chelsea-t kishte kuptim.

Në fundin e afatit kalimtar të janarit, kalimi i Giroud tek Chelsea erdhi si një befasi dhe francezi ishte i zhgënjyer me largimin nga “Topçinjtë”, mirëpo thotë se po e pret me pa durim sfidën e re tek Blutë e Londrës duke shpresuar se do të ketë minutazh më të madhe në fushë.
Marrëveshja e cila i kushtoi Chelsea-t 18 milion euro, erdhi pas transferimit të Aubameyang në Arsenal nga Borussia Dortmund, derisa nga Chelsesa për tek ekipi gjerman si huazim, kaloi Michy Batshuayi.

Pas ardhjes të sulmuesit tjetër francez Alexandre Lacazette, Giroud kishte qenë në 11-shën startuese të Wenger në vetëm një nga 16 paraqitjet e tij në Premier League. Kjo edhe ishte arsyeja kryesore pse francezi e kërkoi transferimin nga Arsenal gjatë janarit, në mënyrë që të ketë paraqitje më shumë te ndonjë skuadër tjetër. Këtë gjë shpreson ta gjen tek Chelsea, ku edhe premtimet e Conte-s kanë qenë të tilla, për më shumë paraqitje. /Insporti.com

-->