Giulia De Lellis: Në raste të tilla nuk tradhtoj kurrë

Moto GP 20 Shtator 2019 18:16

Giulia De Lellis flet në një intervistë të gjatë për Velvet për historinë e saj të dashurisë me motoçiklistin Andrea Iannonen.

“Kur jam e dashuruar, nuk tradhtoj. Tani jam e dashuruar, shumë. Kam qenë e dashuruar edhe dy herë të tjera. Sigurisht që bëhet fjalë për dashuri të ndryshme, të përjetuara me vetëdije të plotë, por unë kurrë nuk kam tradhtuar. Mendoj se një njeri me vlerë, që dashuron, nuk duhet ta bëjë kurrë, as në historitë e dashurisë as në familje”, ka thënë De Lellis.

Giulia zbulon me tej se ka në plan të martohet me pilotin e MotoGP dhe të bëhet nënë.

“Shpresojmë që do të shkojmë në altar, por më pëlqen ta shijoj jetën. Sigurisht që në një të ardhme, do të bëhem nënë. Projektet? Të ardhmen e krijoj vetë dhe shpresoj që të arrij sa më lart. Më pëlqen të punoj me një projekt televiziv, pse jo të kem një program timin”.

-->