Gjakoset delegati i ndeshjes në futbollin shqiptar
Futboll
30 Nëntor 2020
21:40

Një moment aspak i mirë për tu parë ka ndodhur në futbollin shqiptar, ku delegati i ndeshjes Internacional – Mirdita, ka pësuar një lëndim, por e mira e vetme e kësaj është se lëndimi nuk ka ardhur nga ndonjë sulm por që është lënduar vet.
Në momentin që gjyqtarja Emanuela Rusta sinjalizoi mbylljen e ndeshjes ka ndodhur një incident i vogël për delegatin e ndeshjes, ka shkruar “Panoramasport”
Fatmir Shkupi është përplasur te bankina e tij, duke u dëmtuar në hundë. Ai mori menjëherë mjekimin nga mjeku, duke e kaluar pa ndonjë problem të madh.