Gjakova e mposht xhudisten serbe me ippon

Sporte tjera 26 Mars 2021 11:26

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova e ka mposhtur në çerekfinale xhudisten serbe, Marica Perisiq në Grand Slamin e Tbilisit.

Gjakova arriti ta mposhtë me IPPON serben, për të kaluar në gjysmëfinale.

Kujtojmë se Nora Gjakova në rrethin e tretë triumfoi ndaj austriakes, Sabrina Filzmoser.

Ende nuk është mësuar kundërshtarja e xhudistes kosovare në gjysmëfinale. /zeri.info/

-->