Gjakova kalon në raundin e dytë të Botërorit

Uncategorized 08 Qershor 2021 11:43

Xhudisti Akil Gjakova e ka kaluar pengesën e parë në Botërorin e xhudos.

Gjakova po garon në kategorinë deri 73 kilogramë dhe u përball me Mohamed Mohyeldin të Egjiptit.

Me të nisë lufta, Gjakova u hodh në sulm dhe tentoi hedhje.

Mohyeldin pësoi lëndim në përpjekje për t’u mbrojtur dhe Gjakova fitoi me “Ippon”.

Lufta zgjati vetëm 22 sekonda. 

-->