Gjakova në çerekfinale përballet me një xhudiste serbe

Sporte tjera 26 Mars 2021 10:55

Xhudistja kosovare ka arritur të fitojë edhe duelin ndaj austriakes, Sabrina Filzmoser në raundin e tretë.

Gjakova erdhi në këtë përballje pas fitores ndaj xhudistes ukrainase, Skora Mariias.

Në raundin tjetër, Nora Gjakova do të ketë përballë serben, Marica Perisiq, në çerekfinale të Grand Slam Tbilisit.

Majlinda Kelmendi ishte xhudistja e fundit që kishte fituar medalje (të bronztë) në Grand Slamin e Tel Avivit..

-->