Gjashtë klube të mëdha monitorojnë situatën e Tuchel te Chelsea

Futboll 12 Mars 2022 23:14

Trajnerit të Chelseat, Thomas Tuchel, nuk i mungojnë klubet që e duan pasi dyshimet financiare të klubit vazhdojnë ende dhe pasiguria është aktuale.

Me Chelsean që iu sekuestrua pronarit Roman Abramovich nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, dyshime të mëdha mbi të ardhmen financiare të klubit tani po ngrihen.

Përveç lojtarëve, të cilët pritet të largohen me ‘shumicë’, edhe trajneri gjerman, Tuchel perballet me të ardhme të pasigurt.

Si i tillë, pozicioni i Tuchel po vihet në pikëpyetje pasi Chelsea përballet me ndryshime të mëdha pas ‘epokës Abramovich’.

Për momentin, gjermani është zotuar për angazhimin e tij në detyrën e Bluve, por e sezoni i ri mund ta shoh si trajner i një klubi tjetër.

Sipas The Telegraph, gjashtë klube evropiane janë duke pritur krahëhapur Tuchelin për ta tunduar me një ofertë.

Emrat e klubeve përveç Manchester Unitedit nuk janë zbuluar, por thuhet se vijnë nga kampionatet elitare evropiane.

-->