Gjashtë skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në “Play-off” për këtë sezon

Basketboll 11 Prill 2021 11:18

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sot takohen: Rahoveci – Ylli (ora 17:00) dhe Peja – Vëllaznimi (ora 19:00).

Vëmendja kryesore padyshim se do jetë në “Mizahir Isma”, aty ku sot përfundimisht do të mësohet emri i skuadrës që sezonin e rregullt do e mbyll në vendin e dytë.

Të dy skuadrat deri më tani kanë grumbulluar nga 44 pikë dhe sot është përballje vendimtare për pozitën e dytë që siguron kalimin direkt në gjysmëfinale të “Play-off”-it.

Ndërkaq, ndeshja mes Pejës dhe Vëllaznimit nuk ka ndonjë rendësi, pasi pejanët kanë siguruar pozitën e katërt, kurse gjakovarët tashmë janë përshendetur me Superligën.

Pjesëmarrjen në “Play-Off” e kanë siguruar: Ponte Prizreni, Ylli, Rahoveci, Peja, Prishtina dhe Bashkimi. Pra, ndryshim mund të këtë vetëm në pozitat dy dhe tre.

Kujtojmë se skuadra e parë dhe e dytë kalojnë direkt në gjysmëfinale, kurse skuadrat tjera takohen mes vete në çerekfinale.

Vlen të theksohet se Ponte Prizreni e mbylli sezonin e rregullt si kampion me 48 pikë, me bilanc prej 20 fitoreve dhe 8 humbjeve.

-->