Gjashtë tifozë llapjanë theren me thikë nga “Plisat”

Futboll 11 Maj 2019 20:34

Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së 31-të në Superligë ndaj Llapit me rezultatin minimal prej 1:0.

Por dueli në mes tyre nuk ka përfunduar pa incidente.

Gjashtë tifozë të Llapit janë sulmuar nga tifozëria vendase e kryeqytetit, teksa janë therur me thikë pas një përleshje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i grupit “Ultras Legjendat, Bajram Bejtullahu, i cili ka deklaruar:

“6 persona pas ndeshjes Prishtina – Llapi në shesh janë sulmuar nga Plisat ku janë therur me thikë. Marre për mikpritjen e tyre”.

Gjithsej 10,200 tifozë ishin të pranishëm për ta ndjekur nga afër këtë derbi./Insporti

-->