Gjatë garës së çiklizmit, zbulohet parcela me kanabis (VIDEO)

Sporte tjera 04 Shtator 2019 21:11

Një helikopter në Spanjë, ka zbuluar rastësisht një parcelë hashashi në tarracën e një banese, teksa po filmonte “Vueltën” e Spanjës, eventin çiklistik që po mbahet këto ditë në Gadishullin Iberik.

Teksa xhironte nga ajri, kanë qenë shikues që më pas kanë publikuar pamjet në rrjete sociale, që kanë pikasur vendin e mbjellë me hashash në një tarracë. Pasi lajmi u bë i madh, efektivët e policisë kanë reaguar menjëherë, duke bastisur godinën e konfiskuar rreth 40 bimë hashashi të cilat shiheshin qartë në filmimet e bëra në kohën kur etapa e tetë e garës, po shkonte drejt fundit.

Pavarësisht bujës që pati kjo ngjarje në mediat vendase e ato ndërkombëtare, deri tani nuk ka pasur asnjë të arrestuar, pasi kur mbërritën në plantacion, policët e gjetën atë të braktisur.

Hashashi ne Spanje on Vidnews.