Gjendet e vdekur sportistja e njohur

Sporte dimërore 04 Shtator 2019 17:09

Blanca Fernández Ochoa, ish-skiatorja spanjolle është gjendur e pajetë në një pyll në zonën e Madridit, ndërsa ende nuk janë konfirmuar shkaqet e kësaj vdekjeje misterioze.

56-vjeçarja ishte shpallur e humbur prej 24 gushtit, ndërsa prej kësaj të shtune policia dhe vullnetarë të shumtë (285) kanë filluar të gjurmojnë një zonë prej 3500 hektarë, pasi disa dëshmitarë thanë se e kishin parë në atë zonë.

Fillimisht u gjend makina e saj, e tipit “Merceedes” dhe sot, rreth dy orë larg nga vendi ku u gjet mjeti, është zbuluar edhe trupi i pajetë i një femre, që pastaj u konfirmua se ishte trupi i pajetë i sportistes.

Ochoa është medalistja e vetëm spanjolle në ski për Lojëra Olimpike, pasi në vitin 1992 në Albertville, arriti të sigurojë medalje për vendin e saj.

Menjëherë sapo është konfirmuar se turpi i pajetë është i skiatores, ka reaguar edhe klubi i futbollit të Real Madridi, që shkroi në rrjete sociale: “Shprehim keqardhjen tone të madhe, për Blanca Fernandez Ochoa, medaliste Olimpike dhe legjendë e sportit spanjoll. Klubi dëshiron të përcjellë ngushëllimet të sinqerta tek të afërmit dhe shoqëria për këtë humbje që na ka shokuar të gjithëve”