Gjendet i vdekur djali i legjendës së boksit botëror

Boks 10 Korrik 2021 09:13

Djali i legjendës së boksit anglez, Chris Eubank, Sebastian Eubank është gjetur i vdekur në Dubai, vetëm pak ditë para se të mbushte 30 vjet.

Lajmin e kanë bërë të ditur përfaqësues të familjes Eubank.

Sebastiani kishte ndjekur hapat e të atit duke u bërë edhe vet një boksier profesionist.

Legjenda e boksit Chris ka deklaruar se ai dhe familja e tij janë të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e më të dashurit të tyre.

Sebastiani i cili ishte fëmija i tretë i Chrisit, ka lënë prapa bashkëshorten e tij Salma dhe djalin Raheem i cili kishte ardhur në jetë vetëm një muaj më parë.

Gazeta “The Sun” ka raportuar se Sebastini është gjetur i vdekur në një plazh të Dubait, pas mbytjes.

Babai i tij, Chris Eubank, 54-vjeçar ka fituar titujt e WBO-s për peshën e mesme dhe super të mesme mes viteve 1990 dhe 1995. Ai ishte i pamposhtur në 10 vitet e tij të para si profesionist.

-->