“Gjendja e Schumacherit e përkeqësuar, nuk është ai të cilin e njohim”

Formula 1 21 Janar 2020 15:28

Gjendja shëndetësore e ish pilotit gjerman të Ferrari, Michael Schumacherin është përkeqësuar tejmase, shkruan Insporti.com.

Neurokirurgu italian Nicola Acciari ka deklaruar se gjendja e gjermanit është përkeqësuar në muajt e fundit.

Acciari, i cili punon në një spital në Bolonja të Italisë, thotë se është një person shumë i ndryshëm nga ai që njerëzit e mbajnë mend.

“Duhet të imagjinojmë sot një njeri të ndryshëm nga ai që mbajmë mend, me një organizëm dhe strukturë trupore tepër të përkeqësuar. Kjo ka ardhur si pasojë e traumës në tru që ka pësuar”, deklaroi Acciari për gazetën italiane “Contro Copertina”

Informacionet mbi shëndetin e Schumacherit kanë qenë mjaft të rezervuara, i fundit ka ardhur nga Jean Todt, ish-menaxheri i tij te Ferrari, i cili zbuloi vitin e kaluar se gjermani ishte ende duke luftuar.

Megjithatë, Acciari beson se Schumacheri nuk ka më lidhje me njeriun që dominoi pistat e garave të Formula 1 në vitet 1994-2004.

Ish-Piloti i Ferrarit, kishte pësuar gati aksident fatal duke bërë ski në alpet franceze në dhjetor të vitit 2013.

 

 

-->