Gjendja shëndetësore e Rashicës – trajneri jep detajet

Futboll 11 Maj 2019 19:44

Reprezentuesi i Kosovës dhe lojtari i Werder Bremenit, Milot Rashica, u detyrua të largohet nga fusha e lojës në minutën e 61-të të ndeshjes kundër Hoffenheimit, meqë nuk po ndjehej mirë.

Rashica ishte startues në këtë ndeshje dhe asistues në golin e vetëm të ekipit të tij, shkruan Insporti.

Në minutën e 61-të, kosovari u zëvendësua nga Claudio Pizarro, pasi mori trajtim mjekësor në fushë.
Bremeni këtë ndeshje fitoi pikërisht me dallim minimal, në saje të golit ku Rashica asistoidhe mbette me gjasa teorike për të siguruar një vend në garat evropiane në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë Insporti, citon mediat gjermane, gjegjësisht deklaratat pas ndeshjes, që raportojnë se fjala nuk është për lëndim por një komplikim shëndetësor.

Trajneri Florian Kohfeldt pas ndeshjes kishte deklaruar se “Miloti kishte vjellë para ndeshjes në zhveshtore, ai duket se kishte ngrënë diçka të gabuar. E megjithatë ai ka luajtur rreth 60 minuta dhe ka vënë veten në shërbim të ekipit “, përfundon deklarata e trajnerit, i cili lavdëroi asin kosovar, transmeton Insporti.