Gjenerata e re e trajnerëve spanjoll duket e frikshme (FOTO)

Futboll 18 Prill 2018 13:18

Në Spanjë janë mbledhur disa nga legjendat më të mëdha të futbollit për të vijuar trajnim special për të përvetësuar licensat A dhe B.

Në këtë trajnim special që do të zgjasë 6 javë, po marrin pjesë ish-yjet e futbollit spanjoll, si Raul, Xabi Alonso, Julio Baptista, Xavi, Marcos Senna, Juan Capdevilla e tjerë.

Ish futbollistët, pas 6 javëve trajnim (ku do të mësojnë për: menaxhim të klubit, psikologji, mejkësi, ndërtim të ekipit, për nutricione, etj.) legjendat spanjolle duhet të menaxhojnë një nga grupmoshat e reja të ndonjë klubi, në mënyrë që t’iu hapet rruga për të drejtuar skuadra të nivelit profesional. /Insporti.com

-->