Gjest fantastik nga Thiago Silva, ia dhuron fanellën një punëtori ndërtimi pas fitores ndaj Fulhamit

Futboll 17 Janar 2021 09:37

Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë duke triumfuar sonte përballë Fulhamit në udhëtim.

“Blutë” e Londrës shënuan fitore minimale 0:1 kundër Fulhamit e cila ishte e vlefshme për xhiron e 19-të kampionale.

Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi brazilian i Chelseas, Thiago Silva ka bërë një gjest fantastik.

Ai shkoi dhe ia hodhi fanellën e tij një punëtori ndërtimi që gjendej në një pjesë të stadiumit “Craven Cottage”.

Image

Chelsea me fitoren e arritur ndodhet në pozitën e shtatë duke grumbulluar 29 pikë.

-->