Gjest i madh i Qeverisë, ja çfarë do të bëjnë për Fadil Vokrrin

Tifozët e futbollit kosovar kanë marrë një lajm të jashtëzakonshëm nga Kuvendi i Kosovës.
Me kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Kuvendin e Kosovës është votuar që të ndërtohet një statujë e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, shkruan Insporti.com.
Vendi ku do të ndërtohet statuja është pranë stadiumit që mbanë emrin e tij “Fadil Vokrri”.
Legjenda e futbollit, Fadil Vokrri, ndërroi jetë më nëntë qershor pas një sulm kardiak të cilit nuk arriti t’i shpëtojë.
Të arriturat e Vokrrit në futbollin kosovar nuk do të shuhen asnjëherë, pasi përveç që ishte një futbollist i jashtëzakonshëm, ai kreu edhe punën e kryetarit të Federatës së Futbollit, siç është më së miri.
Falë punës së tij, Kosova gëzon statusin e anëtarit në UEFA dhe FIFA dhe tashmë përfaqësuesja e Kosovës është duke shkëlqyer, edhe pse kryetari legjendar nuk është më pjesë e saj. /Insporti.com/