Gjest i ‘turpshëm’ i Ronaldos gjatë ndeshjes me Tottenhamin – video

Futboll 24 Korrik 2019 10:16

Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest aspak të hijshëm, gjatë takimit ndërmjet Juventusit e Tottenhamit.

Juventusi e Tottenhami u përballën këtë të diel në kuadër të miqësores në ‘International Champions Cup’, përcjell Insporti

Londinezët mundën 3:2 ‘Zonjën e Vjetër’, në ndeshjen që u zhvillua në Singapor.

Përderisa Ronaldo dhe lojtarët e tjerë po bënin nxemjet, një tifoz doli nga tribunat dhe u fut në fushë, duke bërë që të ndërhynte sigurimi i stadiumit.

Pas intervenimit të sigurimit, Ronaldo u pa duke kërcyer mbi njërin prej pjesëtarve të sigurimit.

Ky reagim i portugezit ishte në formë shakaje, por anëtari i sigurimit mbeti i habitur. /Insporti.com/