Gjesti i çmendur i një tifozi anglez, pasi e kishte humbur bastin (Foto)

Futboll 06 Korrik 2018 11:16

Përfaqësuesja e Anglisë arriti të kalojë në çerekfinale pasi e eliminoi Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive.

Marrë parasysh që Anglia kishte 12 vite që nuk kalonte në çerekfinale dhe në ekzekutimin e penalltive në të shumtën e rasteve kanë qenë të pafat, tifozët anglez e përjetuan këtë avancim në këtë fazë me gëzim të madh.

Mirëpo, një tifoz i cili duket se nuk besonte më herët se “Tre Luanët” do të arrinin deri këtu, kishte vënë një bast, se nëse Anglia do të arrinte deri në çerekfinale, atëherë ai do t’i bënte tatuazh të 23-të emrat e lojtarëve të kombëtares angleze.

Dan Welch këtë premtim e kishte bërë rreth një muaj e gjysmë më herët, ende pa filluar Kampionati Botëror “Rusia 2018”, në faqen e tij në Twitter më 16 maj.

Kurse këtë të mërkurë ai kishte shkruar, se premtimin do ta mbaj dhe gjithçka është rregulluar për ta përfunduar tatuazhin, të cilin e kishte kryer gjatë ditës së djeshme ( e enjte – 5 korrik).

Kështu Dan Welch e mban premtimin, mirëpo ai thotë se është basti më i mirë që e ka humbur ndonjëherë, pasi gëzimi në të njëjtën kohë është shumë i madh, që përfaqësuesja e Anglisë ka arritur deri në çerekfinale, ku do të ndeshet me Suedinë dhe ka gjasa të mira për ta siguruar edhe gjysmëfinalen. /Insporti.com

-->