Gjesti i futbollistes amerikane me tifozin që po cilësohet si i “turpshëm”

Futboll 14 Korrik 2019 16:32

Një veprim i futbollistes amerikane, Megan Rapinoe, ka qenë në qendër të kritikave.

Futbollistja 34-vjeçare, fituese e Kupës së Botës te femrat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kritikuar për një veprim të saj kur i dhuroi autograf një tifozi.

Një tifoz i ri gjatë një ceremonie iu afrua zëvendës-kapitenes së SHBA-ve për t’ia nënshkruar topin, por ajo ia nënshkruan atë duke mos e shikuar fare.

Gjestin e saj, që është cilësuar si i “turpshëm” mund ta shikoni më poshtë.

Ndryshe, Rapinoe ishte ndër protagonistet e SHBA-ve në suksesin historik në Kampionatin Botëror të femrave. /Insporti.com/

-->