Gjesti i këtij djaloshi ndaj fanellës së Juventusit është duke u komentuar me të madhe

Futboll 27 Janar 2020 09:54

Napoli e ka fituar derbin e xhiros në Serie A ndaj Juventusit me rezultatin 2:1 në ‘San Paolo’.

Përveç ndeshjes ajo që ra në sy dhe po shpërndahet në rrjetet sociale, është një video, ku një djalosh bën me shenjë nga kamera që nuk është tifoz i Juventusit, por mban veshur fanellën sepse duhet të dilte në fushë për të shoqëruar në fushë lojtarët e Napolit.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar jo pak të qeshura.

-->