Gjesti i madh i Sonit – shikoni veprimin e tij pasi shënoi në Beograd

Futboll 07 Nëntor 2019 09:04

Tottenham Hotspur ka mposhtur Crvena Zvezdën me rezultat 0-4 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Giovanni Lo Celso (34’) dhe Son Heung-Min (57’ dhe 61’) e Christian Eriksen (85’) i shënuan golat për Spurs, por momenti më i bukur i ndeshjes ishte nga koreani.

Ylli i Spurs në momentin që shënoi golin e parë, iu drejtua kamerës duke lënë të gjithë të mahnitur me veprimin e tij.

Son në momentin që shënoi gol u drejtuar nga kamera dhe bëri një shenjë të kërkim faljes ndaj Andre Gomesit.

Koreano-jugori pak ditë më parë i theu këmbën mesfushorit portugez në përballljen ndaj Evertonit në Goodison Park, derisa mbante kokën me duar dhe qante për atë veprim të paqëllimshëm.

Ndërkaq, dje gjatë ditës erdhi edhe reagimi i Andre Gomesit në rrjete sociale, pas operacionit të suksesshëm, ku ai falënderoi të gjithë për mbështetjen.

Sidoqoftë ai reagim i tij ishte para ndeshjes së Tottenhamit dhe nuk dihet se si ka reaguar ndaj festës së Sonit.