Gjesti i madh i Xhakës për shokun e tij me sindromën Down

Futboll 21 Mars 2019 13:44

Sot, në ditën ndërkombëtare të Sindromës Down, futbollisti i njohur nga Kosova, Granit Xhaka, ka postuar një video inspiruese në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet se si flet për lidhjen e veçantë dhe shoqërinë që e ka me një fëmijë të prekur me këtë sindromë.

“Kam një lidhje speciale me Julianin. Në klub ai erdhi në fushë më mua si një maskotë dhe unë menjëherë e vura re këtë lidhje të bukur që e kam me të”.

“Juliani është vërtetë një djalosh që i tërheqë njerëzit, që sjellë buzëqeshje dhe qesh me shumicën. Ti vetëm duhet të luash me të, nuk ka alternativë tjetër”.

“Kur ndonjëherë je pa disponim pas ndeshjes ose nëse je duke kaluar nëpër ndonjë fazë të keqe jetësore, ai të jep energji pozitive kur e sheh dhe i harron të gjitha brengat”.

“Ai është djaloshi që më jep shumë fuqi”, deklaron Xhaka në videon e postuar, ku shihet se si ai dhe Juliani argëtohen së bashku.

Ndërkaq, faqja zyrtare e Arsenalit ka shpërndarë një video duke e cilësuar si miqësi të veçantë lidhjen e Xhakës me fëmiun.

Xhaka kishte filluar miqësinë e tij me Julianin e vogël, në kohën sa futbollisti luante me ekipin gjerman Borussia Moenchengladbach.