Gjesti i Salah për tifozët e Liverpool në Olimpico (Video)

Futboll 03 Maj 2018 08:28

Përkundër që nuk arriti të shënoj në ndeshjen e mbrëmshme kundër Romës në “Olimpico”, Mohamed Salah mbetet lojtari më i adhuruar për momentin i tifozëve të Liverpool.

Skuadra e “Reds” e siguruan mbrëmë finalen në Champions League, edhe pse u mposhtën në Romë, mirëpo i favorizoi rezultati i përgjithshëm.

Përulësia dhe modestia e futbollistit egjiptian, ka bërë që shumë njerëz dhe jo vetëm përkrahës të Liverpool ta shohin si një model. Edhe gjesti i mbrëmshëm i tij pas ndeshjes, e tregon të njëjtën gjë.

Me të përfunduar ndeshja, Salah bashkë me lojtarët tjerë të Liverpool ishin në tunel drejt zhveshtoreve, por tifozët e Liverpool, që kishin udhëtuar në “Olimpico” për ta përkrahur skuadrën e tyre, dëgjoheshin teksa e këndonin emrin e egjiptianit.

Duket se Salah e kishte dëgjuar këtë gjë dhe ishte kthyer përsëri në fushë disa minuta më vonë, duke iu drejtuar tribunës ku gjendeshin tifozët e Liverpool, për t’i përshëndetur dhe përgezuar për kualifikimin e përbashkët në finale të Champions League. /Insporti.com

 

-->