Gjiganti anglez gati të bëjë çmendurinë për Coutinhon

Futboll 30 Dhjetor 2019 20:02

Philippe Coutinho është në formë huazimi nga Barcelona te Bayern Munich deri në fund të sezonit.

Mirëpo sipas raportimeve klubi gjerman nuk do të paguajë më shumë se 100 milionë euro për ta mbajtur atë në skuadër.

Andaj kjo gjë ka bërë që Chelsea të interesohet për futbollistin e madje sipas mediave angleze ata janë duke përgaditur një ofertë rekorde.

Chelsea ka arritur të fitojë më shumë se 130 milionë euro gjatë shitjeve të lojtarëve vetëm gjatë verës andaj ky transferim nga mediat angleze po shihet si i mundshëm.

Kujtojmë se blutë do të mund të bëjnë transferime në janar.

-->