Gjiganti anglez i gatshëm të paguaj klauzolën e Elseid Hysaj

Futboll 14 Maj 2018 16:08

Mbrojtësi anësor i Napolit dhe Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, është shndërruar në njërin prej futbollistëve më të mirë në pozitën e tij dhe shumë i kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Skuadra e shkodranit, Napoli, dështoi të ngrit trofeun e Serie A këtë edicion, përkundër se luftuan thuajse deri në fund me Juventus.

Duke parë paraqitjet e mbrojtësit shqiptarë, ekipe të shumta u hodhën në sulm për të siguruar shërbimet e tij, derisa së fundmi mediat britanike raportojnë se gjiganti anglez, Manchester United, është shfaqur i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të 24 vjeçarit, e cila është 44 milionë funte.

Megjithëse, vetëm pak ditë më parë u tha se Hysaj ka pasur bisedime edhe me francezët e PSG-së, në Angli janë të bindur se mbrojtësi shqiptarë do të transferohet në “Old Trafford” gjatë verës.

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mbrojtësi në krahun e djathtë, pasi italiani Matteo Darmian, pritet se do të largohet në drejtim të Juventus dhe trajneri Jose Mourinho është shprehur se ka gjetur futbollistin ideal që i përshtatet në atë pozitë, e ai është Elseid Hysaj.

Madje thuhet se trajneri portugez i United, e ka shndërruar në prioritet transferimin e shkodranit për repartin defensivë në krahun e djathtë, pasi përpos largimit të Darmian, edhe Antonio Valencia këtë vit mbush 33 vjet dhe tekniku portugez e dëshiron një futbollistë në plane afatgjata. /Insporti.com

-->