Gjiganti evropian i bashkohet garës për Rakiticin

Futboll 22 Shkurt 2019 15:21

Bayern Munich raportohet se i është bashkuar garës për transferimin e objektivit të Interit, Ivan Rakitic nga Barcelona.

“Nerazzurrët” besohet se po i afrohen një marrëveshje për kroatin, por “SPORT” potencon se Bayerni e dëshiron mesfushorin si pjesë të skuadrës për edicionin e ardhshëm, transmeton Insporti.

Gazeta shpjegon se gjermanët janë “informuar për situatën e tij” dhe janë “të gatshëm” të paguajnë shumë “të arsyeshme” për shërbimet e tij.

Bayerni e ka trajner bashkëkombasin e Rakiticit, Niko Kovacin, por bavarezët do të preferonin të prisnin deri në fund të sezonit për të negociuar transferimin e tij.

Rakitici ka qenë pjesë e Barcës që nga viti 2014, derisa ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e ti, por “SPORT” potencon se ai ka refuzuar ofertë joshëse nga Paris Saint-Germaini verën e kaluar.

Ai është munduar ta përdor këtë për të kërkuar kontratë të re, por katalunasit mendojnë se nuk është koha e duhur që të diskutohet për diçka të tillë.

“SPORT” konkludon artikullin duke sugjeruar se 30-vjeçari do të dëgjojë ofertat, nëse nuk plotësohen kërkesat e tij nga Barca. /Insporti.com/