Gjiganti evropian me ofertë zyrtare për yllin e Kosovës

Futboll 17 Korrik 2019 21:55

Vera duket të jetë me bereqet për futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, teksa vijnë sinjalet e para për të ndërruar mjedis edhe për sulmuesin Lirim Kastrati.

Shumë klube janë interesuar këtë afat kalimtar për ti fituar shërbimet e 20 vjeçarit nga Hogoshti, i cili mbetet njëri ndër lojtarët më të kërkuar të verës.

 

Besiktas dhe Reims i Arbër Zenelit kanë dërguar oferta zyrtare në klubin e Lokomotivës nga Zagrebi për Kastratin, shkruan GazetaSheshi, transmeton Insporti.com.

Gjiganti turk Besiktas ka ofruar 3 milionë euro për kartonin e tij, ndërkohë oferta e Reims ka arritur në ofertë të 1,5 milionë euro.

Duket se drejtuesit e klubit kroat nuk janë shumë të kënaqur me ofertat e marra, pasi që konsiderojnë se kartoni i Kastratit vlenë më shumë dhe do të dëgjojnë të gjitha ofertat deri në ditët e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.

Autori i dhjetë golave dhe katër asistimeve këtë edicion është vëzhguar vazhdimisht nga klube të ndryshme evropiane.

Mbetet për tu parë se cila do të jetë e ardhmja e yllit të ri të Kosovës, i cili gjithashtu pati paraqitje fantastike edhe me Kosovën U21.

-->