Gjiganti evropian si ‘klubet kosovare’, nuk i jep rrogë yllit të skuadrës me muaj

Futboll 13 Mars 2019 15:12

Portieri gjerman, Loris Karius, ka dërguar një ankesë në FIFA ndaj skuadrës së tij Besiktas, për shkak se nuk është paguar në katër muajt e fundit.

Karius i cili është në huazim nga Liverpool nuk është duke kaluar mirë me gjigantin turk të futbollit.

Përfaqësuesit e portierit kanë bërë ankesë në FIFA pasi që shuma e borxhit ndaj tij ka kaluar shifrën e 1 milionë eurove.

Përveq problemeve financiare, ai nuk po kalon formë të mirë në fushë, pasi është kritikuar edhe nga trajneri i skuadrës.

Besiktas kohëve të fundit është duke kaluar në krizë financiare, madje ylli portugez Pepe është larguar në janar për shkak të gjendjes financiare.

Ish ylli i Real Madridit pagoi pagat e gjithë stafit të klubit, edhe pse klubi i kishte borxh. /Insporti.com/

 

 

-->