Gjiganti italian i ofron 200 milionë për Salahun

Futboll 12 Shkurt 2019 14:36

“SkyNews Arabia” ka raportuar se Juventusi është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 200 milionë euro për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Sipas raportimit, ylli Cristiano Ronaldo u ka dhënë “dritën e gjelbër” zyrtarëve të Juventusit për të nisur negociatat për Salahun.

Nëse arrihet një marrëveshje 200 milionë euroshe për 26-vjeçarin, ai do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori pas Neymarit.

Egjiptiani te Liverpooli ka shënuar 20 gola sivjet, me 17 prej tyre në Premier Ligë.

Salah iu bashkua Liverpoolit nga Roma në vitin 2017.