Gjiganti mbetet në ligën e katërt, pamje të rënda kur tifozët përleshen me policinë

Futboll 03 Qershor 2019 13:37

Dikur kampion dhe më pas edhe nënkampion i Evropës, kurse viteve të fundit, ekip që garon në rangun e katërt të futbollit rumun dhe në këtë rang do të garojë edhe sezonin e ardhshëm.

Kuptohet, fjalë është për ekipin Steaua nga Bukureshti, kampionin e Evropës më 1986 dhe finalistin e Kupës së Kampionëve më 1989, që nuk arriti të fitojë në barazh për ligën e tretë dhe mbeti edhe një sezon në rangun e katërt të garave në Rumani.

Siç dihet, pas problemeve të mëdha financiare, drejtuesit e këtij klubi kishin provuar të ndërrojnë pronësinë e klubit dhe pas një vendimi gjyqësor, klubi aktual FCSB, që garon në rangun elit rumun është ndarë nga Steaua, që është riaktivizuar më 2017 dhe po tenton që nga liga e katërt të ngjitet nëpër rangje të garave, shkruan Insporti.

Mirëpo, klubi edhe këtë sezon nuk e arriti këtë qëllim dhe pas përfundimit të ndeshjes së barazhit, tifozët hynë në fushë dhe situata eskaloi edhe në përleshje fizike midis tifozëve dhe policëve.