Gjiganti zviceran kështu ia uroi ditëlindjen yllit të Kosovës

Kombëtarja 12 Shkurt 2019 16:35

Reprezentuesi kosovar, Hekuran Kryeziu, sot feston ditëlindjen e tij të 26-të.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, është një nga lojtarët kyç të skuadrës së Zurich edhe në këtë sezon, duke bërë paraqitje briliante në kampionatin zviceran.

Këtë ditë të veçantë të Hekuranit, e ka kujtuar dhe faqja zyrtare e klubit në Twitter, duke ia uruar me gjithë zemër ditëlindjen e tij, transmeton Insporti.com.

“Hekuran Kryeziu feston sot ditëlindjen e 26-të. Zurich e uron atë me gjithë zemër dhe i dëshiron gjitha të mirat”, ishte urimi i Zurich.

Kryeziu konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kosovës, duke formuar një dyshe të fortë në mesfushë me Herolind Shala.

26 vjeçari deri më tani ka bërë 17 paraqitje për Kosovën. /Insporti.com

Image