Gjilani akuzon gjyqtarin – Ankesa do shkoj deri në UEFA

Futboll 03 Maj 2018 10:36

Në derbin e qytetit të Gjilanit i cili u zhvillua dje në mes rivalëve Drita – Gjilani, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Megjithatë, skuadra e SC Gjilani pas ndeshjes, mbajtën një mbledhje urgjente ku analizuan epilogun e ndeshjes dhe disa momente kontestuese dhe më pas dolën me një komunikatë për opinionin publikë, me ç’rast kanë akuzuar haptazi gjyqtarin e ndeshjes, Genc Nuza për parregullsi në ndarjen e drejtësisë në ndeshje.

Në këtë komunikatë, skuadra e Gjilanit përveç akuzave kundrejt gjyqtarit të ndeshjes, ka bërë të ditur se do të ankohen fillimisht në instancat më të larta të futbollit kosovar, e që është FFK-ja, por kanë paralajmëruar se do shkojnë edhe më tutje me ankesën e tyre, deri në UEFA. /Insporti.com

Lexoni më poshtë komunikatën e plotë të SC Gjilani.

-->