Gjilani arrinë fitore me përmbysje ndaj Ulpianës – përsëri Progni heroi

Futboll 20 Nëntor 2021 14:57

Gjilani e ka mposhtur Ulpianën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 14-të.

Mysafirët filluan më mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e pestë me anë të Krasniqit, por që goditja e tij përfundoi mbi portë.

Më pas, ishin vendasit që shënuan golin e parë të takimit në minutën e 24-të me anë të Egzon Qerimit.

Në pjesën e dytë, Albert Dabiqaj i barazoi shifrat në 1-1, pasi realizoi në minutën e 64-të, duke rihapur sfidën.

Por, kur u mendua se sfida po përfundonte me këtë rezultat, mysafirët arritën t’i përmbysin shifrat.

Ishte minuta e 83-të e takimit, kur Gjilani realizoi për 2-1 me anë të Prognit.

Pas javës së 14-të, Gjilani është ngjitur në krye të tabelës me 25 pikë, ndërsa Ulpiana mbetet në të shtatin me 16 sosh. 

-->