Gjilani barazon në minutat e fundit – ndan pikët me Llapin

Sot në kuadër të javës së 25’të të Superligës së Kosovës u zhvillua derbi mes Gjilanit dhe Llapit që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Gjilani ka vazhduar serinë e rezultateve pozitve, duke zhvilluar 20 ndeshje pa humbje.
Pas një gabimi në mbrojtje te Llapi, përfitoi Gjilani për të cilët realizoi Dabiqaj, por goli u anulua nga VAR.
Ndërsa, Llapi realizoi për 0:1 me anë të Rivieras në minutën e 35’të të takimit, i cili u përjashtua me të kuq në minutën e 80’të.
Gjilani barazoi shifrat në minutën e parë shtesë me autor, Shend Kelmendin që po tregon formë të mirë në ndeshjet e fundit.
Sot ishte një ndeshje e veçantë për Munishin pasi mbush një vit në krye të klubit gjilanas.
Gjilani vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 48 pikë, tri më pak se Ballkani, kurse Llapi në anën tjetër ka 41 pikë në pozitën e katërt.
/Insporti.com