Gjilani dimëron si lider në Superligën e Kosovës, Munishi drejtuar rivalëve: Po ju shoh përmas

Futboll 12 Dhjetor 2021 18:36

Skuadra e Gjilanit ka përfunduar stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll si lider në renditjen tabelore.

“Kuqebardhët” siguruan vendin e parë falë fitores në kryendeshjen e javës së 18-të në elitë kundër Ballkanit me rezultat 0-1.

Për Gjilanin golin e vetëm që doli të jetë i tri pikëve u realizua nga ylli i skuadrës, Gerhard Progni me një “predhë” nga distanca në minutën e 75-të.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes reagoi edhe përmes llogarisë së tij në Facebook, duke u dërguar një mesazh të shkurtër rivalëve.

“Ju shoh përmas”, ka shkruar Munishi shkurtimisht.

-->