Gjilani e bën befasinë në Zvicër, e mundi këtë skuadër në miqësore

Futboll 08 Shtator 2019 19:19

Në vazhdën e ndeshjeve të kombëtareve, disa prej ekipeve kosovare e kanë shfrytëzuar pushimin për t’u përgatitur jashtë vendit.

Njëra ndër to është edhe ekipi i Gjilanit, që luajti sot një miqësore në Zvicër. ‘Skifterat’ u përballën me FC Schaffhausen, klub që garon në nivelin e dytë zviceran.

Djelmoshat e Mezanit befasuan, duke arritur fitore 2:0 në terrenin mysafir.

Golat e Jackson Ferreira (1’) dhe Gerhard Progni (18’) i siguruan fitoren Gjilanit.

Ndryshe, Gjilani pas tre ndeshjeve të para në Superligë ka marrë dy fitore dhe një humbje, derisa ndeshjen e ardhshme udhëton te Drenica.