Gjilani eliminohet nga Llapi/ Ismet Munishi flet pas humbjes

Futboll 16 Mars 2022 15:24

Skuadra e Llapit, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e ka mposhtur Gjilanin me rezultatin 2:0, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Insporti.

Pas humbjes nga Gjilani, për ART Sport ka folur kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili tha se Llapi ka ngecë me pikë dhe ambicien kryesore e kanë Kupën, duke shtuar se do të luftojnë fuqishëm për Kampionat.

“Neve na ka ra kundërshtari më i fortë i mudnshëm në Kupë, ka ngecë me pikë dhe ambicien kryesore e kanë Kupën. Unë jam i kanqun me paraqitjen e ekipit. Llapi ka një skuadër të mirë dhe luajtën mirë.

“Nuk guxojmë me marrë aso goli, deri në atë moment isha i kënaqur me lojën. Na kemi tentu me i ndjekë dy trofetë, nuk jemi më në kupë, na mbetet vetëm kampionati do të luftojmë fuqishëm – tha Munishi.

-->